Njoftim rreth situatës së COVID-19

Të nderuar klientë dhe qytetarë,
Ju njoftojmë se përgjatë situatës pandemike të shpallur nga OBSH si pasojë e virusit Korona, BESA SECURITY vazhdon të punojë 24/7 me të gjitha ekipet e specializuara në terren.
Ne kemi shtuar numrin e ekipeve në Qendrën e Kontrollit dhe numrin e Patrullave Intervenuese, e jemi në gatishmëri që të shtojmë numrin e tyre edhe më shumë në rast nevoje!
Të gjitha këto ekipe janë të pajisura me mjetet e nevojshme për shmangien e virusit (dorëza një-përdorimshe, maska, dezinfektues).
BESA SECURITY ka një bashkëpunim shumë të mirë edhe me Policinë e Kosovës dhe jemi në kontakt të përhershëm për të qenë dorë e djathtë për të gjitha llojet e objekteve.
Me kujdes të shtuar, pa panikë, e vazhdojmë punën!
E KE BESËN, edhe në karantinë!