ZGJIDHJE TË MENÇURA DHE TË SIGURTA

PRODUKTE DHE SHËRBIME TË DËSHMUARA PËR MBROJTJEN MË TË MIRË TË SHTËPISË APO BIZNESIT TUAJ

Instalimi & Monitorimi i Alarmit të Thyerjes

Besa Security bën monitorimin e alarmit për objektin tuaj 24/7 nga qendra e saj monitoruese, ku në rast të alarmit i dërgon patrullat invervenuese për të parandaluar tentim thyerjen apo thyerjen dhe sipas rastit njofton edhe policinë.

Pajsijet e alarmit ju mund t’i merrni në shfrytëzim ose t’i bleni, me ç’rast dallon edhe çmimi i monitorimit mujor.

Panik butoni përdoret në rast se ndonjë anëtar i familjes e ndjen ndonjë rrezik – me këtë rast alarmi është pa zhurmë dhe interevojnë të gjitha njësitë intervenuese të Besa Security si dhe Policia e Kosovës.

Aplikacioni mobil mund të përdoret nga çfarëdo pajisje e mençur, nga kudo që ndodheni. Përmes tij ju mund të aktivizoni dhe deatkivizoni alarmin tuaj, mund të kontrolloni hapjet dhe mbylljet dhe të gjitha eventet në objektin tuaj.

Në rast se në objektin tuaj do të ketë vjedhje të gjësendeve të ndryshme, sipas kontratës Besa Security do të bëjë edhe kompenzimin e dëmit 100%.

Shërbime të Sigurimit Themelor (Roje Fizike)

Sigurimi efikas i objekteve me punëtorë të sigurimit, brenda perimetrit të objektit, të cilët janë të uniformuar, të trajnuar dhe të licencuar, me mbështetje permanente të Qendrës së Kontrollit dhe Patrullave Intervenuese të Besa Security.

Dëshironi sigurinë tonë?

Thirr pa pagesë në 0800 22 000

Shërbime të Transportit të Parave të Gatshme (TPG)

Besa Security bën transportin e parave të gatshme dhe sendeve me vlerë, me ekipe të specializuara, me automjete të blinduara, me çanta profesionale me ngjyrë dhe me sigurinë më të avancuar, si dhe me përcjellje permanente me GPS, radio dhe video monitorim.

Shërbime të Tubimeve Publike

Besa Security bën sigurimin e tubimeve të ndryshme, me punëtorë të sigurimit të uniformuar, të pajisur mirë dhe të licencuar.

Dëshironi sigurinë tonë?

Thirr pa pagesë në 0800 22 000

Shërbime të Mbrojtjes së Afërt (VIP)

Besa Security me operatorë të mbrojtjes së afërt (OMA), të uniformuar në mënyrë adekuate, me trajnime të specializuara, me autorizime të posaçme dhe të licencuar, bën mbrojtjen dhe ruajtjen e personave VIP, në çdo kohë dhe në çdo vend.

Kamera dhe Pajisje Tjera të Sigurisë

Aplikimi i metodave dhe sistemeve bashkëkohore, si shenja të gishtërinjëve, biometri të syve dhe kartela identifikuese për të siguruar hyrje dhe dalje të kontrolluar në objekte të ndryshme.

Disa nga produktet që mund t’i bleni nga Besa Security:

  • – Kamera CCTV
  • – Alarm të thyerjes
  • – Alarm të zjarrit
  • – Alarme dhe skaner për rroba
  • – Sisteme për Access Control & Time Attendance
  • – Skaner për trup
  • – Laura (rampë) për parkingje
  • – Sisteme për “Smart Home”

 

+10,000 KLIENTË E KANË BESËN!

Logo
Logo
Logo
Logo
Logo
Logo
Logo