Besa Security (pjesë e Besa Group: Besa Cola, Marimanga, K&A Construction, EuroBuilding Bulgaria, Besa Pharm, Prishtina Mall) e themeluar në vitin 2003, është kompania e parë nacionale në Kosovë që ka ofruar shërbimin e mbikëqyrjes elektronike përmes sinjaleve të Sistemit të Alarmit dhe Intervenimin me Patrullë.
Sot, Besa Security ofron Shërbime të Sigurimit Themelor (Roje), Shërbime të Transportit të Parave të Gatshme (TPG), Shërbime të Mbikëqyrjes Elektronike përmes sistemit të Alarmit dhe sistemit të kamerave IP/CCTV, Shërbime të Tubimeve Publike, Shërbime të Mbrojtjes së Afërt (VIP), Servisim dhe Mbushje/Zbrazje të ATM, Numërim të Parave të Gatshme, si dhe Shërbime të instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve profesionale të sigurimit.
Si pikë lidhëse me të gjitha këto shërbime kemi Qendrën e Kontrollit, e cila operon 24/7 me Operatorë të Licencuar të Mbikëqyrjes Elektronike.
Besa Security është e shtrirë në tërë Kosovën me rreth 1,000 punëtorë dhe zotëron 55 % (përqind) të tregut, në mesin e shumë kompanive të sigurimit që ka Kosova.
Si lider në fushën e sigurisë, ne jemi të përkushtuar në identifikimin dhe implementimin e trendeve të fundit për të ofruar zgjidhjet më inovative.
Synojmë të zgjerojmë praninë tonë në të gjithë rajonin dhe të ndihmojmë në ngritjen e standardeve të sigurisë si kompania më e avancuar dhe e besueshme në kete industri.
Të sigurojmë shërbime të sigurisë që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve tanë, duke integruar teknologjinë më të avancuar dhe duke vepruar në mënyrë të përgjegjshme dhe profesionale.
Ne përkushtohemi për të ofruar mbrojtje të plotë dhe të besueshme që përmbush standardet më të larta të cilësisë dhe sigurisë.
Nga viti 2012, Besa Security është themeluar edhe në Shqipëri/Tiranë dhe po ashtu është duke vazhduar me hapa shumë të suksesshëm.
Nga Nëntori 2011, Besa Security është e certifikuar me standarde ndërkombëtare të menaxhimit nga Bureau Veritas – Paris dhe ricertifikuar në vitin 2017 konform Standardit ISO 9001:2015, e cila garanton standard të lartë të kontrollit të cilësisë.
Nga Tetori 2019, Besa Security është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare të menaxhimit nga TUV Nord Cert GmbH – Essen, sipas Standardit ISO 45001:2018, e cila garanton standard të lartë mbi sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.
Nga viti 2020, Besa Security shte e certifikuar me standarde nderkombëtare te menaxhimit nga TV Rheinland InterCert, sipas Standardit ISO 27001:2013, e cila garanton standard të larte mbi Sigurine e Informacionit.
Ndersa nga viti 2021, Besa Security shte e certifikuar me standarde nderkombëtare të menaxhimit nga TV Rheinland InterCert, sipas Standardit ISO 14001:2015, e cila garanton standard te larte mbi Menaxhimin e Mjedisit.
Për të dëshmuar që ne i bindemi ligjeve, Besa Security është shpërblyer si Taksa Paguesi me i mirë për dy vite resht, nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore.
Në vitin 2019, Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Administratën tatimore, ka ndarë çmimin The Best of Kosovo 2019, si Punëdhënësi i Vitit 2019, në bazë të numrit të punëtorëve dhe kushteve të ofruara të punës.
Kompania Besa Security si kompani numër Një e sigurimit, ka fituar të gjitha çmimet SUPERBRANDS – Kosovo’s Choice 2014/2015 gjerë më 2019/2020, nga Këshilli i Superbrands, bazuar në Dominim të Tregut, Jetëgjatësisë në Treg, Reputacionit, Besnikërisë ndaj konsumatorit, dhe Pranimit të Përgjithshëm nga Tregu!