Besa Security shpallet Punëdhënësi i Vitit për herë të 6-të nga Oda Ekonomike e Kosovës!



Besa Security ka fituar për të 6-ën herë radhazi çmimin prestigjioz “Punëdhënësi i Vitit”, duke u vlerësuar si një ndër kompanitë më të përkushtuara për krijimin e vendeve të punës dhe për kontributin e saj të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Ky çmim vjen si rezultat i angazhimit të vazhdueshëm të kompanisë për të ofruar mundësi të barabarta punësimi, për të rritur mirëqenien sociale dhe për të kontribuar në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.
Me mbi 1000 punonjës, Besa Security është një nga punëdhënësit më të mëdhenj në sektorin privat, duke krijuar jo vetëm vende pune, por edhe mundësi zhvillimi profesional për punonjësit e saj.
Gjithashtu, si një nga tatimpaguesit më të mëdhenj, luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

Përveç rolit si punëdhënës, Besa Security kontribuon edhe në komunitet përmes projekteve dhe iniciativave që mbështesin sportin, kulturën, zhvillimin e shoqërisë, përmirësimin e sigurisë dhe ngritjen e standardeve në fushën e sigurisë.

Kjo arritje është dëshmi e qartë e përkushtimit të palëkundur të Besa Security ndaj përgjegjësisë sociale dhe ndikimit pozitiv në Kosovë.

Faleminderit stafit për përkushtimin, dhe bashkëpuntorëve për përkrahjen e vazhdueshme!