Besa Security rrit flotën me vetura të reja Volvo 100% elektrike

Besa Security rrit flotën me vetura të reja Volvo 100% elektrike, një hap përpara drejt një të ardhmeje më të gjelbër dhe më të sigurt


Me përkushtim të vazhdueshëm ndaj inovacionit, sigurisë dhe përgjegjësisë mjedisore, Besa Security ka zgjeruar flotën e saj operacionale me 20 vetura të reja Volvo, të cilat përfaqësojnë standardin më të lartë të sigurisë dhe teknologjisë së pastër.

Kjo rritje e kapaciteteve operacionale çon numrin total të veturave në flotën tonë në 100, nga të cilat 35 janë 100% elektrike, duke e bërë Besa Security një nga kompanitë e para të sigurimit fizik në vend që integron në mënyrë aktive automjetet elektrike në operacionet ditore.

Zgjedhja e markës Volvo, e njohur globalisht për sigurinë e pakompromis dhe cilësinë e lartë, nuk është rastësore. Ajo përfaqëson përkushtimin tonë të dyfishtë:

  • Të ofrojmë siguri maksimale për klientët tanë, përmes patrullimeve efikase dhe reagimit të shpejtë në të gjitha situatat.
  • Të kujdesemi për mirëqenien e punonjësve tanë, duke i pajisur ata me mjete të sigurta, moderne dhe të përshtatshme për çdo kusht operativ.

Për më tepër, kalimi drejt veturave elektrike është pjesë e një vizioni më të gjerë për të kontribuar në reduktimin e ndotjes së ajrit dhe për të mbështetur një të ardhme më të pastër.

Besa Security vazhdon të investojë në teknologji moderne dhe burime të qëndrueshme, duke u siguruar që shërbimet e ofruara jo vetëm të jenë efikase dhe të besueshme, por edhe në harmoni me nevojat ekologjike të kohës.