Besa Security garantoj sigurinë në Sunny Hill Festival 2025

Përkushtimi ynë për sigurinë e ngjarjeve madhore u dëshmua edhe një herë në edicionin e këtij viti të Sunny Hill Festival, një prej festivaleve më të mëdha dhe më të rëndësishme në rajon.


Gjatë tre ditëve të festivalit, Besa Security mori përgjegjësinë për të ofruar një sistem të plotë të sigurimit fizik, duke përfshirë mbështetje logjistike dhe operacionale dhe prezencë të vazhdueshme në çdo zonë të festivalit.

Me një ekip profesional, të trajnuar sipas standardeve më të larta, realizuam një planifikim të detajuar të të gjitha proceseve të sigurisë, nga kontrolli i hyrjeve, menaxhimi i turmave, deri te reagimi i shpejtë në situata të paparashikuara. Përmes koordinimit të ngushtë me organizatorët dhe institucionet relevante, garantuam një mjedis të sigurt dhe të kontrolluar për mijëra pjesëmarrës.

Faleminderit të gjithë pjesëmarrësve dhe qytetarëve për sjelljen e përgjegjshme dhe bashkëpunimin gjatë gjithë festivalit. Kontributi juaj ishte thelbësor për të realizuar një ngjarje të suksesshme dhe të sigurt.

Besa Security mbetet zgjedhja e parë për sigurinë në ngjarjet më të mëdha në vend, dhe do të vazhdojë të ofrojë standarde të larta profesionale për të garantuar sigurinë e jetës, pronës dhe rendit publik në çdo projekt ku angazhohemi.