E KE BESËN!

Misioni

Misioni i Besa Security është ofrimi i të gjitha shërbimeve të sigurimit të ndërlidhura në mënyrë profesionale dhe me cilësi të lartë, duke plotësuar kërkesat dhe shtuar rahatinë e klientëve si për shtëpite e tyre, bizneset e vogla, bizneset e mëdha, korporatat dhe institucione apo organizata qeveritare dhe jo-qeveritare, gjithmonë në pajtim me Ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe praktikat ndërkombëtare.

Vizioni

Vizioni i Besa Security është qëndrimi në tregun e Kosovës si lider për shërbime të sigurimit dhe zgjerimi i saj i vazhdueshëm si në Shqipëri, po ashtu edhe në rajon, si kompania më e avancuar në fushën e sigurisë me sistemet e teknologjisë së fundit!

Tregimi Ynë

Besa Security (pjesë e Besa Group: Besa Cola, Marimanga, K&A Construction, EuroBuilding Bulgaria, Besa Pharm) e themeluar në vitin 2003, është kompania e parë nacionale në Kosovë që ka ofruar shërbimin e mbikëqyrjes elektronike përmes sinjaleve të Sistemit të Alarmit dhe Intervenimin me Patrullë. Sot, Besa Security ofron Shërbime të Sigurimit Themelor (Roje), Shërbime të Transportit të Parave të Gatshme (TPG), Shërbime të Mbikëqyrjes Elektronike përmes sistemit të Alarmit dhe sistemit të kamerave IP/CCTV, Shërbime të Tubimeve Publike, Shërbime të Mbrojtjes së Afërt (VIP), Servisim dhe Mbushje/Zbrazje të ATM, Numërim të Parave të Gatshme, si dhe Shërbime të instalimit dhe mirëmbajtjes së pajisjeve profesionale të sigurimit. Si pikë lidhëse me të gjitha këto shërbime kemi Qendrën e Kontrollit, e cila operon 24/7 me Operatorë të Licencuar të Mbikëqyrjes Elektronike. 

Besa Security është e shtrirë në tërë Kosovën me rreth 1000 punëtorë dhe zotëron 55 % (përqind) të tregut, në mesin e shumë kompanive të sigurimit që ka Kosova. 

Nga viti 2012, Besa Security është themeluar edhe në Shqipëri/Tiranë dhe po ashtu është duke vazhduar me hapa shumë të suksesshëm. 

Nga Nëntori 2011, Besa Security është e certifikuar me standarde ndërkombëtare të menaxhimit nga Bureau Veritas – Paris dhe ricertifikuar në vitin 2017 konform Standardit ISO 9001:2015, e cila garanton standard të lartë të kontrollit të cilësisë. 

Nga Tetori 2019, Besa Security është e çertifikuar me standarde ndërkombëtare të menaxhimit nga TUV Nord Cert GmbH – Essen, sipas Standardit ISO 45001:2018, e cila garanton standard të lartë mbi sistemin e menaxhimit të mbrojtjes së shëndetit dhe sigurisë në punë.

Për të dëshmuar që ne i bindemi ligjeve, Besa Security është shpërblyer si Taksa Paguesi me i mirë për dy vite resht, nga Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Ekonomike Amerikane, në bashkëpunim me Doganat e Kosovës dhe Administratën Tatimore.

Në vitin 2019, Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Administratën tatimore, ka ndarë çmimin The Best of Kosovo 2019, si Punëdhënësi i Vitit 2019, në bazë të numrit të punëtorëve dhe kushteve të ofruara të punës.

Kompania Besa Security si kompani numër Një e sigurimit, ka fituar të gjitha çmimet SUPERBRAND – Kosovo’s Choice 2014/2015 gjerë më 2019/2020, nga Këshilli i Superbrands, bazuar në Dominim të Tregut, Jetëgjatësisë në Treg, Reputacionit, Besnikërisë ndaj konsumatorit, dhe Pranimit të Përgjithshëm nga Tregu!

Themeluesi i kompanisë

Dëshironi sigurinë tonë?

Thirr pa pagesë në 0800 22 000