Rreth Besa Security

Kompania e Sigurimit “Besa Security” Sh.p.k është themeluar në vitin 2003. Fillimisht, si kompania e parë nacionale në Kosove që operon me Sistem të Alarmimit kundër vjedhjes dhe zjarrit, e pastaj edhe me roje fizike, sistem të video-vëzhgimit, transport të parave të gatshme dhe sendeve me vlerë, sistem të kontrollit të hyrje-daljeve (Access Control), dhe sistemi i lokalizimit të objekteve të ndryshme përmes GPS/GPRS.
Ne vitin 2009 dhe 2010, Besa Security eshte shpërblyer ne cilesine e Taksapaguesit me te mire ne Kosove, nga Administrata Tatimore e Kosoves, Oda Ekonomike e Kosoves, Oda Ekonomike Amerikane, si dhe Dogana e Kosoves.
Nga Nëntori 2011, Besa Security është certifikuar me standarde ndërkombëtare të menaxhimit nga Bureau Veritas – Paris, sipas Standardit ISO 9001:2008, e cila garanton standard të lartë të kontrollit të cilësisë.
Nga viti 2012, Besa Security është themeluar edhe në Shqipëri dhe po ashtu është duke vazhduar me hapa shumë të suksesshëm.
Sukseset e Besa Security nuk ndalen! Qe nga data 01 Prill, 2012, Besa Security ka marrë në sigurim tre banka prestigjioze, Raiffeisen Bank, Banka Për Biznes dhe Ish Bank, me të gjitha filialet e tyre në tërë Kosovën!
Sot, Besa Security e shtrirë në tërë Kosovën me rreth 1000 punëtorë dhe me zotërimin e 55 % të tregut, në mesin e shumë kompanive të sigurimit që ka Kosova.
Kompania Besa Security si kompani numër Një e sigurimit, ka fituar çmimin SUPERBRAND – Kosovo’s Choice 2014/2015 nga Këshilli i Superbrands, që përfshinë emrat më të respektuar dhe profesional të sektorëve të ndryshëm të industrisë në Kosovë.

Misioni

Misioni i Besa Security eshte ofrimi i te gjitha sherbimeve te sigurise ne menyre profesionale dhe me cilesi te larte, duke plotesuar kerkesat dhe shtuar rahatine e klienteve si per shtepite e tyre, bizneset e vogla, bizneset e medha, korporatat dhe institucione apo organizate qeveritare dhe jo-qeveritare, gjithmone ne pajtim me Ligjet e aplikueshme ne Kosove dhe praktikat nderkombetare.

Vizioni

Vizioni i Besa Security eshte qendrimi ne tregun e Kosoves si lider per sherbime te sigurimit dhe zgjerimi i saj i vazhdueshem si ne Shqiperi, po ashtu edhe ne rajon, si kompania me e avancuar ne fushen e sigurise me sistemet e teknologjise se fundit!

Abedin Hasani, i lindur me 19.01.1959 është njëri ndër biznesmenet më të suksesshëm në Kosovë. Abedini vjen nga një familje e cila ka një histori të gjatë në biznes. Bizneset e tij në Kosovë kanë qenë gjithmonë inovative dhe një plus për ekonominë e vendit duke ulur papunësinë me një numër të madh të të punësuarve. Në anën tjetër, ai nuk është fokusuar vetëm në tregun Kosovar, por edhe në atë të Shqipërisë dhe të Bullgarisë.

Abedini ka qenë pronar i bizneseve të ndryshme. Nga viti 1989 deri në vitin 1995 ai ka qenë pronar i marketit më të madh në Kosovë “D.P. Market Bazar”. Ky market ishte mjaft i suksesshëm në atë kohë. Gjithashtu në vitin 1991 deri në vitin 1997, ai filloi të merrej me hotelieri duke e hapur Caffe Bar “Cairos” në Kurriz dhe restaurantin “Cairos” tek shtëpia e pleqve në Prishtinë. Në të njejtën kohë sa ishte pronar i këtyre bizneseve, në vitin 1991-1998, Abedini kishte në pronësi ‘’Besa Impex’’ së bashku me familjarët e tij. Kjo kompani bënte importin e mallrave ushqimore nga territori i Ish-Jugosllavisë dhe Bullgaria për në Kosovë.

Nga viti 1993 deri në vitin 1998, ai kishte filluar veprimtarinë në Bullgari për shkak të embargos në Ish-Jugosllavi. Nga Bullgaria ai ka furnizuar Market Bazar, Besa Cola dhe kompanitë tjera në Kosovë dhe Ish-Jugosllavi me mallra ushqimore dhe jo-ushqimore.

Për arsye të embargos të imponuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Coca-Cola në Ish-Jugosllavi, z.Hasani ka bërë importin e Coca-Cola nga Maqedonia dhe Greqia. Në vitin 1996, përmes kompanisë ‘’Besa Cola’’, ai ka qenë distributor i Coca-Cola për territorin e Ish-Jugosllavisë nga Maqedonia. Me pas, në vitin 1997 z.Hasani ka qenë përfaqësues i Coca Cola për Kosovë, Serbi dhe Mal të Zi.

Përveq bizneseve të shumta, z.Hasani nuk ka lënë anash as ndihmesën për njerëz të varfër. Që nga viti 1997 deri në vitin 2000 ai ka bërë furnizimin e Organizatave Bamirëse me veshmbathje dhe material ndërtimor.

Pas luftes ne Kosove, në vitin 2000, ai ka qenë fitues i tenderit me Bashkësinë Evropiane për rinovimin e shtëpive në Prishtinë, Gjilan, Mitrovicë dhe Vushtrri.

Në vitin 2002, z.Hasani hapi kompaninë ‘’Besa Ferma’’, fermën më moderne në Kosovë përmes së cilës qytetarët furnizoheshin me mish të freskët. Gjatë kesaj kohe, ai e hapi edhe kompaninë për shitje të veturave, “Besa Auto”. Poashtu vitin 2003, ai e themeloi edhe kompaninë ‘’Besa Security’’, kompani kjo që në atë kohë ishte e para me Sistem të Alarmit. Gjithashtu, viti 2003 ishte viti në të cilin z. Hasani u bë përfaqësues i duhanit “Ronson dhe Ronhill” për Shqipëri.

Ne vitin 2007 Abedini ka themeluar kompanine per sherbime te auto-bartjes ‘’Marimanga’’, e cila operon ne Kosove dhe jashte territorit te Kosoves. Kjo kompani vazhdon te bashkepunoje me Komunen e Prishtines dhe Policine e Kosoves per largimin e automjeteve qe parkohen ne vende te ndaluara.

Përveq këtyre bizneseve të shumta, në vitin 2005 Abedini filloi veprimtarinë në ndërtimtari në Bullgari dhe të njëjtën gjë e bëri edhe në vitin 2013 në Kosovë.

Mbylle

Abedin Hasani

Themelues / Pronar